Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, konsideron se shëndetësia në Kosovë është në gjendje katastrofale.
Ajo thotë se në asnjë vend tjetër, nuk është më lirë jeta sesa në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.
“Te jeni te bindur se nuk eshte normale qe mjeket ne QKUK te thurrin xhempera sic i kam pa une me syte e mi doktoreshat kur kam qene vet studente e ne kohen e sotit telefonat me fb e vibera”, ka shkruar Latifi-Pupovci në facebook.
Ajo i ka sugjeruar kolegët e mjekësisë që t’iu rikthehen librave sepse sipas saj, kanë nevojë për të mësuar sërish.
“Kolege, ju kisha lutur MOS NEGLIZHONI semundjet e pacienteve sepse po ju vdesin para duarsh para se te diagnostifikohen”, ka alarmuar profesoresha.
Lexoni postimin e plotë të saj:
Cdo dite me lajme per vdekje te pacienteve. Po. Kjo eshte jeta dhe ky mund te jete fati i te semureve gjithkund ne bote. POR, te jeni te bindur se jeta e pacientit nuk eshte askund me e lire se tek ne ne Kosove. Te jeni te bindur se shendetesine e ka marre PUSI. Te jeni te bindur se nuk ndertohet shoqeria keshtu sepse njeri nga tjetri “piqemi”. Te jeni te bindur se nuk eshte normale qe mjeket ne QKUK te thurrin xhempera sic i kam pa une me syte e mi doktoreshat kur kam qene vet studente e ne kohen e sotit telefonat me fb e vibera. Te jeni te bindur se ne Fakultetin e Mjekesise kane diplomuar mjeke me njohuri ZERO.
Te jeni te bindur se shkenca qe behet ketu eshte shkence ZERO.
Kolege, ju te cilet me besoni, Ju kisha lutur qe para se te filloni te beni “shkencen” tuaj mesoni edhe nje here librat shkollore se nuk ju bejne teper, ta dini se keni shume nevoje per ti mesuar.
Kolege, ju kisha lutur MOS NEGLIZHONI semundjet e pacienteve sepse po ju vdesin para duarsh para se te diagnostifikohen.
Kolege, ju kisha lutur qe te thirrni kolegjiumet mjekesore sepse ne bote nuk eshte e kote pse ato funksionojne. Eshte e ditur nuk jemi te gjithedijshem dhe nuk eshte marre qe kete ta kuptojne koleget tjere. Mos u brengosni, as ata nuk jane te gjithedijshem dhe nuk jane edhe neper bote.
Kolege ju kisha lutur lereni konferncat e tubimet jashte Kosoves ne te cilat shume here shkoni vetem sa per te bere shoping e vizita
Kolege, ju lutem filloni te studjoni dukurite vetem kur ta shihni veten se jeni bere profesioniste.
Kolege, Ju lutem studjoni dukurite jo per tituj por per ti studjuar.
Kolege, jepini shembull per te mire se ndoshta e mira fillon te sillet rreth nesh sepse na ka marre lumi. Si do t’ja nderrojme rrjedhen
Shkak per postimin ishte vdekja e femiut te nje kolegeje