Aksioni për Nëna dhe Fëmijë angazhohet në mbështetje të përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
Në bashkëpunim me partnerët dhe donatorët tanë përgjatë viteve të fundit kemi shpëtuar më shumë se 6000 jetë të foshnjeve përmes medikamentit Survanta, respiratorëve, inkubatorëve dhe shumë pajisjeve tjera mjekësore.
Shëndeti i foshnjeve nuk pret as në pandemi! Përkundrazi, nevojat për kujdes rriten edhe më shumë.
Prandaj, ne kemi filluar fushatën #DASHNIEKUJDES e cila ka për qellim ngritjen e fondeve për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në vend.
Të gjitha fondet e mbledhura në këtë fushate, do të dyfishohen deri në vlerën 50,000 euro, falë mbështetjes së Iniciativa për Komunitet në BERZH.
Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për ndihmën tuaj. Bashkohuni me neve qe t’iu ofrojme dashni e kujdes në ditët e tyre më të veshtira.
Na ndiqni në Klan Kosova, me datë 13 Dhjetor 2020, nga ora 20:45.