Profesionistët shëndetësorë të kujdesit parësor në Ferizaj kanë arritur ta realizojnë një nga 400 vizitat, të cilat do të kryhen brenda një muaji.
Vizitat e tilla do t’i mundësojë Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNICEF, shkruan Gazeta Shneta.
Qëllimi i vizitave në shtëpi është të sigurojë mbrojtje shëndetësore për grupet e cenueshme të shoqërisë, siç janë nënat dhe bebet.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu premtoi se do të realizohen mbi 8 mijë vizita shtëpiake në komuna të ndryshme të Kosovës.