Thuajse në të gjitha ditët e punës, shumica e njerëzve nuk kanë kohën e mjaftueshme për t’i kushtuar vëmendje shëndetit dhe trupit të tyre.
Punojmë për orë të gjata në zyret tona, dhe organizmi ynë ka nevojë për ushqimin e denjë që marrim me vete nga shtëpia, shkruan Gazeta Shneta.
Çfarë mund të bëni ju për të përmirësuar shprehitë e kequshqyerjes gjatë javës?
Fillimisht, lexojini këto detaje të shkurtra për funksionin e disa organeve, dhe simptomet që mund t’i hasni nëse keni probleme me ndonjërin prej tyre.
Zemra: Zemra është përgjegjëse për furnizimin e gjithë trupit me oksigjen dhe gjak. Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktaret kryesore për vdekjet në mbarë botën.
Shenjat e problemeve: Frymëmarrje të shkurtra, plogështi dhe marrje mendësh, të përziera, djersitje.
Mushkëritë: Funksioni i mushkërive është të sjellë oksigjen në trup dhe të largojë dioksidin e karbonit. Oksigjeni është gaz që na furnizon me energji, ndërsa dioksidi i karbonit është shkarkimi.
Shenjat e problemeve: Kollitje kronike, prodhim kronik i mukusit/sekrecionit, kollitje me gjak, dhimbje kronike në gjoks.
Mëlqia: Është organi i dytë më i madh në trup, për këtë ka një arsye të fortë. Mëlqia mundëson shumë funksione esenciale të lidhura me tretjen, metabolizmin, dhe mirëmbajtjen e sistemit të shëndetshëm imunitar.
Shenjat e problemeve: Probleme me tretjen, çrregullime të sheqerit në gjak, probleme me sistemin nervor, dhe sistemin imunitar.
Veshkët: Janë vitale për funksionim të duhur të trupit. Ato kanë përgjegjësinë për të larguar mbeturinat nga gjaku, balancimin e lëngjeve trupore, kontrollimin e aciditetit, rregullimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe rregullimin e tensionit të gjakut bashkë me shumë funksione tjera.
Shenjat e problemeve: Plogështi, të përziera dhe vjellje, frymëmarrje të shkurtuar, ndjesia e ftohtit.
Lëkura: Lëkura është organi më i gjatë i trupit. Ajo na mbronë nga mikrobet, dielli, dhe elementet e tjera natyrale. Ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, dhe rregullon ndjenjat e ftohtit dhe nxehtit në trup.
Shenjat e problemeve: Akne, shenjat e errëta, rrudhat, nishanët, lythat.
Tani që i dini simptomet që duhet t’i keni parasysh, Gazeta Shneta, iu sjellë disa receta të shëndetshme të lëngjeve më të mira, të cilat iu sigurojnë shëndet të mirëfilltë.
Të gjitha këto kanë vetëm një rregull: Vendosini të gjithë përbërësit në mikser për lëngje, përzijini dhe konsumojini!
Lëngu për shëndetin e zemrës:
1 mollë
1 panxhar të kuq
4 Karrota
Gjysëm limoni
2 portokaj të qëruar.
Lëngu për shëndetin e mushkërive:
2 molla
5 Karrota
2 portokaj të vegjël.
Lëngu për shëndetin e mëlqisë:
3 panxhar të kuq
2 karrota
2 selino
4 degë majdanozi
1 spec (pa fara)
12 rilka
4 domate.
Lëngu për shëndetin e veshkëve:
3 gjethe borziloku
1 filxhan boronica
Gjysëm speci të kuq
Gjysëm limë
5 filxhana kafeje shalqin.
Lëngu për shëndetin e lëkurës:
3 gjethe borzilok
14 karrota të vogla
gjysëm limoni
5 pjeshka.
Mos harroni, t’i shtoni pak sasi uji përzierjes së lëngjut tuaj. Edhe uji, ka ndikimin e tij për përmirësimin e funksionit të organizmit. /Gazeta Shneta/