Shenjat klasike të infeksionit Covid, mbesin ato të përhershmet një kollë e re e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe një humbje ose ndryshim të nuhatjes tuaj. A i dini shenjat më të çuditshme të Covid-19?
Sipas disa përdoruesve në platformën e mediave sociale Twitter, një infeksion Covid-19 ka çuar në “një ndjesi elektrike” në lëkurë shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
“Nëse njerëzit nuk janë mësuar të kenë ethe, ndoshta lëkura e tyre me të vërtetë ndihet si një ndjesi elektrike”, thotë Dr. Vipul Shah.
Ndërsa Doktor Daniel Griffin, shefi i sëmundjes infektive në ProHealth Care Associated, sugjeron se mund të jetë rezultat i “antitrupave që ndërhyjnë në mënyrën e funksionimit të nervave”.
Një simptomë tjetër e çuditshme e paraqitur nga Klinika Mayo – janë qepallat e ënjtura.
Njerëzit me një infeksion të rëndë mund të vuajnë nga “enët e kuqe të gjakut të zgjeruara, qepallat e fryrë, lotim të tepruar dhe rritjen e shkarkimit” në sytë e tyre.
Kjo gjithashtu mund të çojë në ndjeshmëri të dritës dhe acarim në disa individë.
Ju tanimë mund të keni dëgjuar për “gishtërinjtë Covid”, të cilët mund të prekin të rinjtë që nuk kanë një infeksion të rëndë.
Këto lezione “të dhimbshme, të cilat shkaktojnë dhe kruarje” mund të zgjasin për 12 ditë. /Gazeta Shneta/