Sipas një studimi të botuar në vitin e 2017 të revistës ‘Elsevier Science Brain, Behavior and Immunity’, seksi i foshnjës tuaj është i lidhur me imunitetin! Gjinia e fëmijës suaj të palindur lidhet me përgjigjet imunitare që krijoni kur jeni shtatzënë.
Hulumtuesit kanë zbuluar se pas ekspozimit ndaj baktereve, qelizat imune të atyre grave shtatzëna me vajzat prodhuan një përgjigje pro-inflamatore më të madhe dhe më të fortë sesa qelizat imune të grave shtatzëna me djem.
Çfarë do të thotë kjo? E pra, një mënyrë pro-inflamatore do të thotë që trupi juaj është i prirur të prodhojë inflamacion, gjë që mund t’ju bëjë më të ndjeshëm që të sëmureni, transmeton Gazeta Shneta.
Ky studim ka hulumtuar afër 80 nëna që do të jenë të pranishme gjatë tërë kohëzgjatjes së shtatëzanisë së tyre. Autorët e studimit pastaj vazhduan të shqyrtonin punën e gjakut të grave në mënyrë që të vlerësonin nëse ata paraqiteshin me nivele të ndryshme të “citokineve” bazuar në gjininë e foshnjës.
“Derisa gratë nuk shfaqnin dallime në nivelet e citokineve të gjakut bazuar në seksin e fetusit, gjetëm që qelizat imunitare të grave që mbanin fetuse femra prodhonin më shumë citokina pro-inflamatore kur ekspozoheshin ndaj baktereve”, thotë Mitchell.
“Kjo do të thotë se gratë që mbanin fetuse femra shfaqën një përgjigje inflamatore të rritur kur sistemi i tyre imunitar u sfidua, krahasuar me gratë që mbanin fetuse meshkuj”./Gazeta Shneta/