Kanceri është një sëmundje shumë e fshehtë. Edhe format e zbulimit që konsiderohen të jenë më të mira si për shembull testet dhe kontrollet rutinë nuk janë aq të besueshme.
Çdo simptomë e çuditshme që ju të gjeni të dyshimtë dhe të pashpjeguar mund t’ju ndihmojë të zbuloni kancerin në kohë. Ne këtu, po ju paraqesim disa nga shenjat e hershme të kancerit që nuk duhet t’i injoroni:
Gërhatje dhe ndërprerje të frymës
Këto shenja konsiderohen si shenja më të hershme për shfaqjen e kancerit të mushkërive në trupin tuaj.
Dhimbje gjoksi dhe kollë kronike
Sipas disa pacientëve, dhimbjet në krah, dhimbjet në gjoks dhe kolli janë gjithashtu shenja të zakonshme. Disa lloje të kancerit si leuçemia dhe tumoret e mushkërive mund të imitojnë simptomat e një kolle kronike.
Ethet periodike dhe infeksionet
Infeksionet si dhe ethet e shpeshta mund të nënkuptojnë leukeminë, të cilën ne të gjithë e dimë është një lloj i tumorit të gjakut që zhvillohet në palcën e eshtrave. Kjo bën që palca të prodhojë qeliza të bardha të gjakut anormale, të cilat më vonë sulmojnë sistemin tuaj të imunitetit.
Vështirësi në gëlltitje
Vështirësitë që i hasim në gëlltitje mund të nënkuptojnë praninë e kancerit të gojës, mushkërive ose ezofagut.
Nyjet limfatike të fryra në ndërsqetulla, ijë dhe qafë
Këto janë shpesh ndryshime negative në sistemin limfatik dhe ato shkaktohen kryesisht nga kanceri./Gazeta Shneta/