Si prind ju do të dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm dhe pa ndonjë shqetësim për ndonjë problem shëndetësor, dhe ndoshta do të bëni gjithçka që ju nevojitet për të siguruar lumturinë e fëmijës suaj.
Ta themi thjesht, autizmi është një paaftësi zhvillimore që prek miliona fëmijë në mbarë botën, e pra, ekspertët besojnë se ky çrregullim neurologjik ndikon në funksionimin e trurit të fëmijëve.
Megjithëse vizitat e rregullta në pediatër mund të jenë më se të dobishme, edhe ju, duhet të ndërhyni dhe të kuptoni zhvillimet në fëmijën tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Nga 3 muaj:
-Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një fëmijë që vuan nga autizmi mund të tregojë shenjat e mëposhtme më pak se 3 muajshe.
-Bebja nuk buzëqesh tek njerëzit.
-Nuk përgjigjet zhurmave të forta dhe të papritura.
Nga 7 muaj:
-Shenjat dhe simptomat më të shpeshta të vërejtura në një fëmijë që vuajnë nga autizmi në rreth 7 muaj mund të renditen si më poshtë:
-Bebja nuk shfaq dashuri ndaj jush
-Nuk qesh, buzëqeshë ose nuk bën zhurmë
-Nuk e kthen kokën për të parë ty.
Nga 12 muaj:
-Nuk bën përpjekje për të folur, ose të përdorë ndonjë fjalë të vetme.
-Bebja rrallë zvarritet
-Nuk qëndron në këmbë pa u mbështetur
-Nuk tregon ndonjë objekt që mund të gjejë interesante
Nëse vëreni ndonjërën nga këto shenja, sigurohuni që të vizitoni pediatrin tuaj për të konfirmuar apo jo nëse foshnja juaj është me autizëm./Gazeta Shneta/