Vitaminat kanë qindra role në trupin tonë. Ato forcojnë sistemin imunitar, stimulojnë rritjen e kockave, mbështesin funksionin neurologjik, shndërrojnë ushqimin në energji dhe mbrojnë qelizat tona.
Mavijosje
Nëse keni të mavijosura mund të keni mungesë të vitaminës C, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimet tregojnë se vitamina C ndihmon në rregullimin e sintetizimit të kolagjenit, i cili është thelbësor për zhvillimin e enëve të gjakut. Mungesa e vitaminës C mund të dobësojë kapilarët e gjakut, duke e bërë shumë më të lehtë të keni mavijosje në trup.
Gunga
Nëse keni gunga të imëta të ashpra në krahë mund të jetë mungesë e vitaminës A ose zinkut. Studimet tregojnë se këto janë vitamina thelbësore për prodhimin dhe metabolizmin e kolagjnit.
Flokë të rrallë
Kjo mund të jetë mungesë e vitaminës B ose acidit folik. Në shumicën e rasteve, mungesa e të parës është fajtori. Në një studim të vitit 2018, mangësitë e vitaminës B12 janë shkaktari kryesor pse flokët bien.
Kapsllëk
Për këtë ka shumë arsye por kryesorja mund të jetë mungesa e dibrave dietike, magnezit ose të dyve.
Lodhje
Disa gjëra mund të shkaktojnë lodhje. Për sa i përket vitaminave, mungesa e vitaminës D është shkaku më i zakonshëm.
Thonjë të dobët
Për shkaqe të anemisë ose mungesës së hekurit mund të dëmtohen edhe thonjtë tuaj. /GazetaShneta/