Ndër simptomat më të zakonshme të shtatzënisë janë vonesa në ciklin menstrual, ndjeshmëria në gjoks dhe lodhja.
Mirëpo, gratë që janë shtatzëna përjetojnë më shumë simptoma shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
4 simptomat e mëposhtme mund t’ju paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme:
-Keni shkarkim vaginal: Gratë shtatzëna përjetojnë shkarkim vaginal në fillim të tremujorit të parë dhe përgjatë shtatzënisë.
-Ndryshon temperatura e trupit tuaj: Pas ovulimit, zakonisht në mëngjes mund të vëreni se temperatura e trupit është ngritur.Nëse kjo temperaturë qëndron për më shumë se dy javë atëherë jeni shtatzënë.
-Keni dhimbje koke dhe ngërçe: Ndryshimet hormonale mund të jenë shkaktarët e dhimbjes së kokës.Ndërkohë, disa gra mund të përjetojnë ngërçe në pjesën e poshtme të stomakut, kurse në disa raste edhe urinim të shpeshtë.
-Mund të keni djegësim: Hormonet ndryshojnë trupin tuaj përgjatë shtatzënisë.Kjo përfshinë dhe valvulën mes stomakut dhe ezofagut, e cila mund të shkaktojë urth.Për këtë arsyje mundoheni që të konsumoni sasi të vogla të ushqimit, dhe të hani shpesh. /Gazeta Shneta/