Si do e dini se jeni gati për të hyrë në lindje?
Lindja tek çdo femër është ndryshe. Kështuqë, të dini saktë se kur e juaja do të fillojë nuk është e mundur.
Sidoçoftë, disa ndryshime specifike ndodhin para lindjes, që mund të ju ndihmojnë të dini se koha për lindje është shumë afër, përcjell Gazeta Shneta.
Në çastet para-lindjes dhe në fillim të lindjes, këto janë simptomat që mund t’i keni:
- Dhimbje të vazhdueshme të shpinës ose barkut, me ndjenjë të dhimbjeve para-menstruale.
- Kontraktime të dhimbshme që ndodhin në intervale të rregullta dhe gjithnjë e më të shkurtëra, dhe bëhen më të gjata dhe me intensitet më të lartë.
- Shpërthejnë ujërat – membranat tuaja mund të këputet me një shpejtësi si një gudulisje me lëng amniotik. Thirrni mjekun!
- Shkarkohet mukozë e kaftë ose me gjak .
- Barku bëhet i parehatshëm dhe lirohen zorrët.
- Do të kaloni një periudhë shumë emocionale dhe me ndryshim të disponimit.
- Do të bëni gjum me ndrëprerje.
Si do të ndiheni para lindjes ose në fillim të lindjes, varet edhe nga:-
– Nëse keni pasur një fëmijë më parë.
– Si e perceptoni dhe i përgjigjeni dhimbjes.
– Sa të përgatitur jeni për përvojën e lindjes. /GazetaShneta