Shtatzania është një nga përvojat më të bukura të jetës së dikujt. Por, ne gjithashtu nuk mund të injorojmë faktin se konceptimi nuk është i lehtë për të gjitha gratë.
Sipas shkencës, ka shumë shenja që trupi juaj i dërgon për të treguar nëse jeni pjellorë dhe zbulimi i këtyre indikatorëve mund të jetë super i thjeshtë, transmeton Gazeta Shneta.
Cikli menstrual funksionon gjithmonë mirë
Nëse jeni një nga ato gra, ciklet menstruale të së cilës funksionojnë si rutinë, pa asnjë ndërprerje apo vonesë, konsideroni veten të lumtur sepse jeni super pjellore.
Ju keni qenë shtatzënë më parë, pavarësisht që keni përdorur tableta kundër shtatzanisë
Për gratë që janë shumë pjellore, shtatzania mund të ndodhë pavarësisht kohës. Ndërsa shtatzanisë e tilla aksidentale nuk ndodhin gjithmonë, kjo është një shenjë që tregon se jeni super pjellorë.
Ju kontrolloheni me rregull
Të qenit mirë, të ndiqni një dietë të mirë dhe të keni stil të jetës së mirë janë parakushtet e pjellorisë.
Keni një sens të lartë për aroma
Sipas ekspertëve, gratë në kulmin e ovulacionit kanë ndjenjën më të lartë të erës dhe janë më të ndjeshme ndaj fenomeneve, zakonisht kanë një ovulim më të mirë dhe ka të ngjarë të mbesin shtatzënë më shpejt. /GazetaShneta/