Shenjat që tregojnë se keni mungesë hekuri në trup

2017-03-02 në ora 09:03

Hekuri është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës, një proteinë që ndihmon rruazat e kuqe të gjakut të shpërndajnë oksigjenin në trup.

Mungesa e tij mund të çojë në anemi. Ja shenjat që tregojnë deficencën e hekurit në trupin tuaj.

1. Ndiheni të lodhura shpesh

2. Keni perioda të rënda. (Nëse humbisni shumë gjak gjatë ciklit, detyrimisht humbisni edhe hekurin)

3. Jeni të zbehta

4. Nuk mbusheni mirë me frymë

5. Keni rrahje të shpeshta të zemrës

6. Keni dhimbje gjunjësh

7. Ju dhemb koka

8. Ju pëlqen të hani akull, dhé si dhe pisllëqe

9. Ndiheni në ankth pa arsye

10. Keni rënie flokësh

11. Jeni vegjetarian ose vegan. (Mishi është një burim i rëndësishëm hekuri)

12. Keni tiroide nën aktivitetin e duhur (Shenjat janë shtim në peshë, temperaturë e ulët trupi, etj)

13. Jeni shtatzënë (Fetusi mund të “vjedhë” hekurin tuaj)

14. Gjuha juaj ka ngjyrë të çuditshme dhe është e acaruar. (Ikub)