Nga 449 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 129 raste të reja pozitive, kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një postim në Facebook.
Ndërkohë, brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 152 pacientë, ndërsa janë raportuar 9 viktima shkruan GazetaShneta.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive deri më tani është 11,545 dhe i të shëruarve 7,343.
Ndërsa, rastet pozitive janë nga: Prishtina 45 raste, Pejë 12 raste, Mitrovicë 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 7 raste, Gjilan 6 raste, Ferizaj 5 raste, Gjakovë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Prizren 4 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Istog 3 raste, Drenas 2 raste, Klinë 2 raste, Podujeve 2 raste dhe me nga një rast Deçani, Fushë Kosova, Malisheva, Novëbërda dhe Shtime./GazetaShneta/