Në njoftimin e fundit të IKShPK’së janë konfirmuar 142 raste të reja me COVID-19.
Numri total i të infektuarve është 5,877 nga 31,541 persona të dyshuar me COVID-19. Në spitale po trajtohen mbi 550 pacientë dhe nga ta 38 janë në gjendje të rëndë shëndetësore të kyçur me respiratorë, shkruan GazetaShneta.
Tutje, IKShPK’ja ka bërë të ditur se janë konfirmuar dhe 4 viktima brenda 24 orëve të fundit, gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Aktualisht, në Kosovë janë 2,669 raste aktive./GazetaShneta/