Janë regjistruar edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë duke çuar numrin total në 112.
Instituti Kombëtar ka njoftuar se dy raste janë nga Mitrovica Veriore, një nga Vushtrria dhe një nga Malisheva, transmeton Gazeta Shneta.
“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive”.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”.
“Nga data 08.02.2020 deri me 31.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.267 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 112 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”.
Instituti në fund ka njoftuar se pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe katër pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19. /Gazeta Shneta/