Pak qaste më parë Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 592 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 63 raste pozitive.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë si shkak i covid-19 shkruan GazetaShneta.
Tutje në njoftimin e IKSHPK-së është bërë e ditur se 87 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19, kështu duke çuar numrin e përgjithshëm në 12,987.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. “, thuhet në njoftim./GazetaShneta/