Rasti i parë i koronavirusit është shënuar në shtetin e Gjermanisë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Ai ka thënë se kjo ka qenë e pritshme për vendin, por në të njëjtën kohë ka treguar se Gjermani ka qenë mirë e përgatitur për t’u përballë, shkruan Gazeta Shneta.
“Pacienti është izoluar porsa është diagnostikuar me virusin dhe tani po trajtohet. Pas dyshimeve, edhe njerëzit tjerë që kanë pasur kontakt me të, jemi duke i trajtuar”.
“Kjo e parandalon shpërndarjen e koronavirusit. Sipas Institutit ‘Robert Koch’, rreziku nga virusi kinez në Gjermani mbetet i ulët”, ka shkruar Spahn.
Kujtojmë se deri më tani nga ky virus kanë ndërruar jetë mbi 80 persona, ndërsa janë infektuar rreth 2 mijë njerëz. /Gazeta Shneta/