Sot ka ndërruar jetë pacienti i 21-të me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika Infektive e QKUK’së kanë njoftuar që pacienti nga Gjilani me inicialet M.I., 44-vjeçar nga Komuna e Gjilanit, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ndërroi jetë në mesditë, ndërsa Klinika Infektive njofton se pacienti po vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Njoftimi nga Klinika Infektive:
“Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.
Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.
I njëjti vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Kjo është vdekja e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19.”/Gazeta Shneta/