Është bërë e ditur së fundmi nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK se ka ndërruar jetë në orët e pasditës një pacient nga komuna e Istogut.
Ndër të tjera thuhet se ai ishte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive (NjIQMS) me datë 23.06.202, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19 transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Nga Njësia Intensive e Mjekimit në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK është bërë e ditur se sot, me datë 26.06.2020 në orët e pasditës ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh, viti i lindjes 1968 nga komuna e Istogut. I njëjti ishte pranuar në Njesinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive (NjIQMS) me datë 23.06.202, si transfer nga Klinika Infektive, i konfirmuar me strisho pozitive për COVID-19. Kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë e pacientëvë të diagnostikuar me Covid-19, prej të cilëve shumica kanë pasur edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.