Është shënuar viktima e 28’të nga COVID-19 në Kosovë.
Klinika Infektive në raportin ditor ka njoftuar se në ora 10:30 ka ndërruar jetë një pacient nga Rahoveci, datëlindje 1943, shkruan Gazeta Shneta.
Ky pacient, përveç COVID-19, kishte sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Njoftimi i plotë:
“Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19”. /Gazeta Shneta/