Përhapja e Covid-19 ka ndikuar dhe në shërbimet e kujdesit shëndetësor për njerëzit që po kurohen me kancer.
Ndërsa kimioterapia po vazhdon, shërbimet e tjera të kujdesit shëndetësor po shtyhen shkruan Healthline.
Ekspertët thonë se këto vonesa mund të rrisin ankthin për njerëzit që tashmë po ndjehen të stresuar për kancerin përcjell Gazeta Shneta.
Poashtu, trajtimet e zakonshme të kancerit, të tilla si kimioterapia, rrezatimi, imunoterapia dhe transplantimi i palcës së eshtrave, mund të shtypin sistemin imunitar të trupit.
Të dhënat nga hulumtimet në Kinë botuar në ‘Oncology Lancet’ muajin e kaluar treguan se njerëzit me kancer kanë më shumë rrezik për ngjarje të rënda shëndetësore që ndodhin nëse zhvillojnë ose preken nga koronavirusi.
Vendimet si shtyerja, përfshin një diskutim të ngushtë me ekipin e onkologjisë dhe balancimin e rreziqeve dhe përfitimeve të kujdesit të tyre në lidhje me kancerin si dhe minimizimi me rreziqet e lidhura me Covid-19./Gazeta Shneta/