Shëroni hemorroidet me këtë metodë

2018-02-13 në ora 11:40

Hemorroidet jane zgjerime të vazave të gjakut që ndodhen në kanalin anal.

Trajtimi medikamentoz i hemorroideve ka për qellim të lehtësojë simptomat, por të rëndësishme janë masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllek) e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete mënjanohen shtërzimet në defektin dhe uljen e presionit të venave të anusit.

Duke ngrënë sasinë e duhur me fibra ushqimore dhe pirja e 6 deri ne 8 gota lëngjesh ( pa alkool) rezultojnë në jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehte zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren nëepermjet konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare, produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet dhe e ecura dhe rritja e sasive te fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mos përsëritjen e hemorroideve

Simptomat e hemorroideve

Hemorroidet zakonisht nuk janë të rrezikshme ose rrezikojnë jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve ikin brenda disa ditëve.

Ndonëse shumë njerëz që kanë hemorroide nuk shfaqin shenja fare, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku i pastër që lyen fecesin, letrën e tualetit dhe WC e tualetit. Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroide quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr e madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si trombozë e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj lodhja e tepruar, fërkimi ose pastrimi përreth zonës se anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje e cila mund te behet një rreth vicioz shenjash. Mukus i tepërt gjithashtu mund te shkaktoje kruarje. / Gazeta Shneta