Alergjia e kikirikut është njëra ndër alergjitë më të shpeshta të shkaktuara nga ushqimet, dhe fatkeqësisht kikiriku mund të jetë prezent në ushqimet që nuk i keni pritur!
Kikiriku i përket një familjes, e cila përmbanë një proteinë të veçantë. Proteinë kjo që është edhe shkaktare e shfaqjes së alergjisë në organizmin e qenieve njerëzore.
Për këtë arsyje, të gjitha frutat që i përkasin familjes së njejtë të kikirikut shkaktojnë reaksionin alergjik. Këta fruta mund të jenë, lejthia, arra, bademi, etj., shkruan Kids Health, transmeton Gazeta Shneta.
Çfarë ndodhë nëse fëmija juaj ka alergji në kikirik?
Sistemi imunitar i organizmit lufton infeksionin. Por, kur dikush është alergjik në kikirik apo arra, sistemi imunitar reagon ashpër ndaj proteinës së këtyre ushqimeve.
Reagimi i sistemit imunitar ndaj kësaj alergjia ndodhë si një lloj kundërsulmi ndaj pushtuesit brenda organizmit, i cili më pas shkakton reaksionin alergjik për të liruar kemikalin histaminë në trup.
Lirimi i këtij kemikali mund të shkaktoj këto probleme tek njeriu:
- Teshtitje
- Probleme me frymëmarrje
- Kollitje
- Ngushtim të traktit të frymëmarrjes
- Dhimbje stomaku
- Të vjellura
- Diarrhea
- Kruajtje dhe enjtje të syve
- Shenja të kuqe
- Zbritje të tensionit të gjakut.
Por, të gjitha reaksionet ndaj ngacmimeve alergjike, varen nga organizmi i secilit.
Si të mbroni fëmijën nga kjo alergji?
Bëni kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, duke shikuar përherë përmbajtjen me vëmendje.
Pasi të lexoni përmbajtjen, shikoni nëse hasni në këto lloj frazash:
“Mund të përmbajë kikirik”
“E prodhuar dhe e kombinuar me veti ushqyese të kikirikut.”
Cilat ushqime duhet t’i shmangni?
- Biskotat dhe pjekurinat e tjera
- Bonbonat dhe karamelat
- Akulloret
- Kuzhinën asiatike dhe afrikane
- Sosat e sallatave dhe gjellave të ndryshme.
Për të menaxhuar reaksionet serioze, duhet të konsultoheni me doktorin tuaj, i cili do të caktojë nivelin e alergjisë tuaj.
Pas konsultës, ai do të specifikoj terapinë tuaj dhe paisjet që duhet t’i mbani përherë me vete në raste emergjente. /Gazeta Shneta/