Qeveria e Kosovës ka marr sot disa masa të reja në kuadër të menaxhimit të pandemisë Covid-19, si dhe ka shfuqizuar vendimin i cili kufizonte lëvizjen e qytetarëve në Prishtinë dhe në disa komuna tjera.
Pika 20 e vendimit të sotëm të Qeverisë ka shfuqizuar vendimin e datës 28 korrik në bazë të të cilit kufizohej lëvizja e qytetarëve nga ora 22:30 deri në ora 05:00 në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, shkruan Gazeta Shneta.
Qeveria poashtu ka marr vendim sot për rikthimin e shërbimeve shëndetësore në spitalet publike, dhe për zgjatjen e orarit të gastronomisë deri në ora 23:30.
Në pikën 1 të këtij vendimi, Qeveria ka vendosur testin PCR negativ obligativ për të gjithë qytetarët e huaj që duan të hyjnë në Kosovë, nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, shkruan Gazeta Shneta.
Pika 2 e vendimit ka obliguar të gjitha institucionet shëndetësore që të rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid-19.
Në pikën katër është vendosur shtyrja e orarit të punës për bizneset e gastronomisë. Restoranet e kafiteritë do të kenë të drejtë të punojnë nga ora 05:00 deri në 23:30, ndërsa nga ora 21:00 obligohen të ndalin muzikën si dhe të respektohet distanca prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave.
Gjeni më poshtë vendimin e plotë. /Gazeta Shneta/