Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 1 milionë raste me covid-19 në 5 ditët e fundit.
Më parë, vendi regjistroi 1 milionë raste për brenda 100 ditëve, kurse tani për vetëm 5 ditë shkruan CNN, transemton GazetaShneta.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi tashmë ka 14.5 milionë të infektuar dhe mbi 281 mijë të vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë, muaji nëntor ka raportuar shifra të larta të infektuarve dhe viktimave në krahasim me muajt tjerë.
Përgjatë ditës së dytë të muajit dhjetor, SHBA-ja raportoi mbi 200 mijë raste pozitive në 24 orë./GazetaShneta/