Nëse jeni zgjuar ndonjëherë të hutuara – dhe ndoshta edhe pak të eksituara nga disa ëndrrat tuaja me skena të nxehta intime ku ju jeni personazhi kryesor, besoni se nuk jeni vetëm.
Ëndrrat ku jeni të përfshira në marrëdhënie seksuale janë një pjesë normale e jetës. Në fakt, është relativisht e sigurt të thuhet se të gjithë i shohim ato në një moment – disa më shumë se të tjerët, transmeton GazetaShneta.
Ëndërrimi në lidhje me aktivitetin seksual me dikë tjetër përveç partnerit tuaj është gjithashtu normale, përcjellë “Motherly”.
“Kur shihni ëndrra seksuale, zbërthejeni në një histori që ka një fillim, një mes dhe një fund, dhe përqëndrohuni në përjetimin e ndjenjave në ëndrrën tuaj dhe duke u ndjerë kurioz se ku po të çon energjia e asaj ëndrre, veçanërisht se si përfundon ajo “, shpjegon Brito. “Kjo do t’ju zbulojë nevojën emocionale që ëndrra juaj seksuale po përpiqet të të hapë mendjen në një perspektivë tjetër të të menduarit”, shton ajo.
Ëndrrat e përsëritura seksuale me ish-in
Çfarë kuptimi mund të ketë:
Në varësi të asaj se sa shpesh i keni këto ëndrra dhe sa kohë keni qenë të ndarë nga ish-partneri juaj, kjo ëndërr mund të nënkuptojnë çdo gjë nga nevoja për një partner të ri në rikujtimin e vuajtjeve nga lidhja e kaluar me at ish-të dashur.
Çfarë duhet të bëni në lidhje me këtë:
Nëse ndarja jotë është ende e freskët, jepi kohë vetes që të eksplorosh psikikën tënde përmes një lidhjeje të re. Sidoqoftë, nëse ka qenë disa muaj apo edhe vite që nga ndarja juaj dhe ende keni ëndrra seksuale të përsëritura me të njëjtin person, mund të jetë koha për të punuar me një therapist që të trajtsh më profesionalisht disa çështje të pikërllimit dhe mbajtjes gjallë të kujtimeve që tashmë duhen lënë të lira. /GazetaShneta/