Një nënë u detyrua të lind në pllakat e korridorit të një spitali, pasi që asaj i kishin plasur ujërat më shpejtë se sa paramendohej.
Lindja e një nëne në pllakat e korridorit të një spitali bëri bujë në mediat ndërkombëtare ditëve të fundit, shkruan Gazeta Shneta.
Nënës, e cila nuk deshi të deklarohej, iu ofrua asistencë mjekësore gjatë momentit të lindjes së foshnjës nga motrat medicinale, në bashkëpunim me partnerin e kësaj gruaje.
Këto momente të lindjes arriti t’i kapte ‘Little Leaping Photography’ përmes fotografive, të cilat po i cilëson si më të suksesshmet në karrierën e tyre.
Një rast i tillë është pretenduar se ka ndodhur edhe në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Por babai kishte akuzuar personelin se foshnja në momentin kur ka lindur ka rënë me kokë në pllaka dhe është lënduar.
Kjo ishte mohuar nga personeli i Gjinekologjisë./Gazeta Shneta/