Shikojeni se si kjo nënë e re i mbajti linjat trupore në shtatzëni (FOTO)

2017-03-02 në ora 09:37

Një nënë e re nuk ka hequr dorë nga joga edhe një ditë përpara lindjes.

Ajo praktikonte ushtrime të vështira dhe thotë se kjo disiplinë bëri që dhimbjet e lindjes të zgjasnin vetëm për 10 minuta.

Randi Greene, 30 vjeçe nga Ohio, u dashurua me jogën 3 vite më parë.

Kur mori vesh se ishte shtatzënë, vendosi se do të vazhdonte të merrej me këtë disiplinë.

Sipas saj, fleksibiliteti i përfituar i ka bërë shumë mirë trupit gjatë shtatzënisë dhe pas saj.