Shikoni sa bukur duken bashkëshortet e politikanëve për zgjedhje

2017-10-22 në ora 10:57

Në Kosovë, sot po votohet për zgjedhjet e pushtetit lokal.

Kryeministri, presidenti, kryetari i parlamentit si dhe kandidatët për kryetarë komunash u janë drejtuar kutive të votimit që në orët e hershme të mëngjesit, shkruan lajmi.net.

Shumica prej tyre, janë të shoqëruar nga bashkëshortet në këtë ditë votimi, e këto të fundit padyshim që rëndësi të madhe i kushtojnë edhe paraqitjes.

Disa të veshura më elegante e disa më pak, gratë e politikanëve votuan bashkë me bashkëshortët e tyre.

Nga kandidatët për kryetarë të Prishtinës vetëm Shpend Ahmeti dhe Shyqyri Byqyqi ishin në vendvotime me bashkëshorte.

Më poshtë mund të shihni se si janë veshur sot gratë e këtyre politikanëve: Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit, Isa Mustafës, Shpend Ahmetit dhe Shyqyri Bytyqit. /Lajmi.net/