Shikoni sa e bukur është bërë vajza e aktores Yllka Gashi

2018-08-05 në ora 09:19

Aktorja e madhe shqiptare, Yllka Gashi prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara, ku nuk ka shumë vite që ajo dhe bashkëshorti i saj janë vendosur përtej Oqeanit Atlantik.

E, derisa Yllka po i mungon shumë televizionit, filmit dhe poashtu edhe teatrit, ajo vazhdon të ketë një energji të madhe.

Aktorja është duke hedhur hapa të sigurt për zhvillim profesional në Amerikë, ku tashmë ajo vetëm se e kishte një shfaqje në teatër, siç shkruan Kosovarja.

Yllka është duke qëndruar me familjen e saj në Kosovë dhe siç shihet nga pamjet që aktorja ka publikuar, vajza e saj është bërë një princeshë e vërtetë.