Covid-19, mund të ndikojë gjithashtu në trajtimin e dializës nëse tashmë keni sëmundje të veshkave.
Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se COVID-19 mund të shkaktojë probleme të rrezikshme në mushkëri. Sidoqoftë, COVID-19 mund të prekë edhe organet e tjera, përfshirë veshkat shkruan VeryWellHealth.
Në disa persona me raste të rënda të COVID-19, sëmundja dëmton veshkat. Mjekët e quajnë dëmtimin e shpejtë të veshkave ose të formës akute përcjell Gazeta Shneta.
Akoma nuk dihet se sa shpesh ndodh dëmtimi i veshkave. Një studim zbuloi se rreth 5% e pacientëve të shtruar në spital për COVID-19 zhvilluan dëmtim akut të veshkave, por shkalla mund të ishte më e lartë.
Simptomat e dëmtimit të veshkave nga COVID-19
Përveç asaj që duket se janë simptomat më të zakonshme të COVID-19, ethe dhe kollë – personat që vuajnë nga dëmtimi i veshkave ka më shumë të ngjarë të përjetojnë simptomën më serioze COVID-19 si është vështërsia në frymëmarrje.
Pasi dëmtimi i veshkave mund të bëhet i rëndë, një person me Covid-19 mund të përjetojë:
-Urinim të shpeshtë;
-Ënjtje e ekstremiteteve;
-Të përziera; – Të vjella;
Shkaqet
Studiuesit e dinë se llojet e tjera të koronaviruseve, të tilla si ato që shkaktuan sindromën e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS), gjithashtu kanë aftësinë të dëmtojnë veshkat.
Disa shkaqe të mundshme përfshijnë:
-Dëmtimi i drejtpërdrejtë i qelizave të veshkave nga COVID-19
-‘Stuhia e citokinës’: Një reagim i ekzagjeruar që ndodh në disa persona me COVID-19
-Dehidratim: Nëse dikush ka qenë i sëmurë nga COVID-19 për disa ditë dhe nuk ka pirë sa duhet lëngje – mundësi kjo për probleme në veshka. /Gazeta Shneta/