Aritmia fetale është një term që i referohet çdo anomalie në rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj.
Këto mund të përfshijnë takikardi – një ritëm të shtuar të zemrës ose bradikardi, e cila është një rrahje e ngadaltë e zemrës, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Ritmi normal i zemrës për një fetus është diku midis 120 dhe 160 rrahje në minutë.
Ndër të tjera, aritmitë fetale janë një gjendje e rrallë, që ndodh vetëm në 1-2% të shtatzënive, dhe normalisht është një dukuri e përkohshme, beninje.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Çfarë e shkakton aritminë fetale?
Aritmia fetale ka qenë e lidhur me një numër shkaqesh të mundshme.
Në disa raste, ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të mos jenë në gjendje të përcaktojnë burimin, veçanërisht nëse ritmi anormal është kalimtar.
Është e mundur që nivelet e larta të konsumit të kafeinës mund të shkaktojnë parregullsi të rrahjeve të zemrës, por aktualisht, janë kryer vetëm studime të rastit.
Sugjerohet që gratë shtatzëna të kufizojnë marrjen e kafeinës në 200 ml kafeinë në ditë – afërsisht sasia e gjetur në një filxhan kafe.
Gjithashtu, aritmia mund të jetë në një moment të zhvillimit, si gjendje normale.
Gjatë tremujorit të dytë, zemra e foshnjës mund të fillojë të rrahë në mënyrë të parregullt, ndërsa rrugët elektrike të zemrës zhvillohen. Kjo është e natyrshme, dhe jo si shkak për alarm nëse parregullsia nuk zgjat për një periudhë të konsiderueshme kohore.
Disa aritmi mund të tregojnë një anomali strukturore të zemrës, në këtë rast ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor do të kryejë teste të mëtejshme dhe do të ndërmarrë çdo veprim të duhur të nevojshëm.
Nëse rrahjet e zemrës së foshnjës janë vazhdimisht të larta, mjeku mund t’ju përshkruajë ilaçe që i kalojnë foshnjës përmes placentës për të ndihmuar në rregullimin e rrahjeve të zemrës. /Gazeta Shneta/