Pothuajse gjysma e foshnjave të vogla vjellin rregullisht. Në disa foshnje është me prezente se në të tjera, kjo mund të ndodh për shkak të qumështit të gjirit por edhe të formulës.
Edhe përse është mjaft e zakonshme tek foshnjat, nuk mund të jetë gjithmonë normale, transmeton Gazeta Shneta.
Kur hani ose pini, ushqimi kalon në ezofag ose tubin e ushqimit në stomakun tuaj. Atje kombinohen me acidet e stomakut dhe kalon në zorrët ku zhvillohet më tej tretja. Ekziston një valvul mes ezofagut dhe stomakut që pengon ushqimin që të kthehet në tubacion ushqimor. Nganjëherë fëmija juaj mund të gëlltisë ajrin së bashku me qumështin. Ajri që bllokohet tenton të dalë jashtë dhe në këtë mënyrë bënë që të dalin disa lëngje nga trupi i foshnjës.
Fëmijët mund të pështyjnë kur të marrin shumë qumësht për një kohë të shkurtër. Kjo mund të ndodhë kur gjokset tuaja janë të tejmbushura ose kur fëmija juaj ushqehet shumë shpejt. Disa foshnje vjellin më shumë, ndërsa bëjnë gërryerje ose kur fillojnë të hanë ushqime të ngurta ose fillojnë të zvarriten në shtëpi.
Por, kjo mund të ndodhë edhe kur qajnë, kolliten apo stresojnë veten, prandaj duhet të vizitoni mjekun tuaj në mënyrë që të gjeni arsyen për foshnjën tuaj./Gazeta Shneta/