Kur gratë lindin foshnjat e tyre në spital, ato nuk presin asgjë më shumë se sa një kujdes profesional nga stafi mjekësor.
Por një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon se jo çdo herë janë të tilla shërbime.
Pamjet tregojnë për një infermiere që dredhin kokën e fëmijëve të sapolindur, ndërsa infermieret tjera dëgjohen teksa qeshnin me këtë veprim, transmeton Gazeta Shneta.
Pastaj ‘rrudhin’ fytyrën e foshnjeve, duke e bërë atë si një objekt talljeje për të kaluar kohë. Ngjarja ka ndodhur në Taif, në Arabinë Saudite.
Ndërsa, tri infermieret u pezulluan nga puna, ‘njerëzit presin që ato ta respektojnë përgjegjësitë e tyre’, thotë një nënë.
Identiteti i foshnjës nuk është publikuar, po ashtu gjinia nuk dihet, dhe as nuk besohet se është lënduar nga veprimet e infermieres./Gazeta Shneta/