Ne tashmë e dijmë që fëmijët e dytë kanë më pak vëmendje sesa vëllezërit dhe motrat e tyre të lindur më herët. Dhe kohët e fundit një studim zbuloi se fëmijët e dytë, posaçërisht djemtë, kanë tendencë të kenë më shumë probleme të sjelljes sesa fëmija i parë.
Autorët e studimit, shikuan mijëra familje në Danimarkë dhe Florida dhe vendosën që një fëmijë i lindur i dyti në një familje është zakonisht më nervoz, transmeton Gazeta Shneta.
Përtej përcaktimit që të lindurit e dytë kanë më shumë të ngjarë të sfidojnë prindërit e tyre në fëmijërinë e hershme, djemtë në veçanti gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të kenë probleme në shkollë.
Sipas studiuesve kjo ndodh për shkaqe se fëmijët e parë kanë vëmendje më të madhe nga prindërit sesa fëmijët e dytë. Një arsye tjetër e mundshme është se fëmija i dytë mund të kërkojë gjithçka që fëmija i parë ka. /GazetaShneta/