Fëmijëve duket se nuk u shterojnë kurrë energjitë, dhe t’i vendosësh në gjumë në kohën kur fëmijët duhet të flenë duket një mision i pamundur.
Por nëse mendoni se disa orë gjumë të humbura janë të padëmshme, gaboni !
Studimet tregojnë se aftësitë njohëse, shëndeti emocional, mendor dhe fizik zhvillohen më mirë kur fëmija shkon në shtrat herët dhe orari ideal sipas hulumtimeve është nga ora 7 e pasdites deri në 9 ! Do të thotë që pas kësaj ore fëmijët nuk duhet të rrinë më zgjuar .
Vendosja e fëmijëve në gjumë në këto orare mund të duket e tepruar, por edhe një orë shtesë gjumi është e vlefshme.
Një studim pediatrik i vitit 2012 ka dalë në përfundimin se fëmijët, të moshës 7- 11 vjeç , që shkuan në shtrat vetëm një orë përpara orarit të zakonshëm treguan përqëndrim më të lartë në shkollë dhe ishin shumë herë më pak nervozë. Avantazhet janë edhe më të mëdha për fëmijët e vegjël.
Kjo nuk do të thotë çdo fëmijë duhet të shtrihet në shtrat në orën 7:30 do pasdite, por që prindërit të kuptojnë rëndësinë e orëve të gjumit për vogëlushët e tyre.
Provoni të vendosni në shtrat vogëlushin tuaj vetëm 20 minuta më herët për disa netë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodh.