Shpresat për të parandaluar femrat të pësojnë disa aborte rresht janë rritur dukshëm pas një studimit të shkencëtarëve anglezë.
Për herë të parë, shkencëtarët nga Universiteti i Warwick kanë zbuluar arsyen pse ndodh kjo dhe po provojnë të japin një zgjidhje, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Shneta.
Një në pesë shtatzëni mendohet se përfundon me abort, përderisa në një 100 femra vuajnë nga abortet e njëpasnjëshme.
Jan Brosens, profesor i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës thotë se aborti te femrat mund të parandihet.
“Ne kemi zbuluar se mitra te pacientët që kanë pasur aborte veçse ka qenë me probleme para shtatzënisë. Unë parashoh që ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto probleme para se pacienti të provojë të mbes shtatzënë sërish”, u shpreh Brosens.
“Në fakt, kjo do të jetë mënyra e vetme që të zgjidhet problemi i aborteve të njëpasnjëshme”, shtoi tutje ai.
Nga 183 femra të testuara e të cilat kishin mbi tre aborte, është zbuluar se ka mungesë të qelizave burimore. /Gazeta Shneta/