Shkencëtarët, kanë identifikuar mundësi për trajtime të reja të mundshme për Covid-19 pasi zbuluan pesë variante gjenesh që rrisin rrezikun e sëmundjes së rëndë.
Ata krahasuan ADN-në e pacientëve në reparte të kujdesit intensiv me njerëz të shëndetshëm për të identifikuar ndryshimet gjenetike që mund të shpjegojnë pse disa sëmuren jashtëzakonisht shumë ndërsa të tjerët preken në formë të lehtë, shkruan Express.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Analiza gjeti ndryshimet kryesore në pesë gjenet e përfshira në mbrojtjen antivirale dhe inflamacionin e mushkërive.
Studiuesit në Universitetin e Edinburgut më pas identifikuan barna që synojnë ato gjene, të cilat ata shpresojnë se mund të japin trajtime të reja për mijëra pacientë.
“Ne mund të provojmë vetëm disa ilaçe në të njëjtën kohë, kështu që bërja e zgjedhjeve të duhura do të shpëtojë mijëra jetë”.
Studimi, i botuar në revistën Nature, shikoi ADN-në e 2,700 pacientëve në 208 njësi të kujdesit intensiv në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Hulumtuesi kryesor Dr. Kenneth Baillie tha se: “Ky është një realizim mahnitës dhe premtues i gjenetikës njerëzore për të ndihmuar në kuptimin e sëmundjes kritike”. /Gazeta Shneta/