Shkencëtarët në SHBA kanë konvertuar gjethet e spinaqit, në një muskul me rrahje zemre – eksperiment ky që mund të ndihmojë mjekët në të ardhmen për riparimin e organeve të dëmtuara.
Një ekip i hulumtuesve në Institutin Politeknik në Worcester kanë shkëmbyer qelizat bimore të gjethes me ato të njeriut duke transformuar kështu damarët e gjethes në një rrjet të enëve të gjakut, shkruan KTLA.com, transmeton Gazeta Shneta.
Puna e tyre pritet të publikohet në maj të këtij viti në revistën shkencore Biomaterials.
Shkencëtarët thanë se janë frymëzuar nga sistemi natyral i damarëve të fletës së spinaqit, të cilat kanë ngjashmëri me venat vaskulare të zemrës. /Gazeta Shneta/