Shkencëtarët thonë se mbajtja në dorë e foshnjave forcon gjenet e tyre

2020-02-15 në ora 18:30

Nuk është lajm i ri se dashuria midis një nëne dhe fëmijës së saj është forca më e fuqishme që ka njohur njerëzimi ndonjëherë.

Edhe nëse marrëdhënia nuk kufizohet me gjak, fuqia e kësaj force mbetet e pandryshuar, transmeton Gazeta Shneta.

Prekja e një nëne ringjall, shëron dhe qetëson. Kur fëmija qan, mënyra tjetër e veprimit është kthimi i tij tek nëna.
Një studim i ri zbuloi se mungesa e stimulimit normal ndijor gjatë foshnjërisë mund të shkaktojë vonesa zhvillimore tek fëmijët.

Studimi përfshinte foshnje të lindura parakohe dhe foshnje të rregullta. Rezultatet pas 8 deri 12 muajvetë parë treguan funksione më të ulta neurologjike te foshnjat të cilat nënat nuk kishin kaluar kohë me to.

Studimi sugjeroi që foshnjat duhet të mbahen më shpesh dhe të përkëdhelen më shumë me dashuri, fëmijët e shqetësuar që kishin mungesë kontakti fizik në foshnjëri kishin më shumë të ngjarë të kishin gjene të pazhvilluara. /GazetaShneta/