Femrat që pinë një aspirinë para se të kryejnë marrëdhënie seksuale kanë më shumë gjasa që të lindin djalë, sugjerojnë shkencëtarët. Gjatë një studimi të fundit, shkencëtarët zbuluan se femrat që kishin dështuar njëherë në lindjen e fëmijës, kishin më shumë gjasa të lindnin djalë nëse pinin një aspirinë para se të kryenin marrëdhënie seksuale (duhet ta pinë vetëm nëse po planifikojnë të mbeten shtatzënë).
Aspirina rrit shanset për të lindur djalë me gati një të tretën, raporton “Journal of Clinical Investigation”.
Studime të mëparshme kanë treguar se dështimet e shpeshta rrisin inflamacionin në mitër. Sipas ekspertëve, sistemi imunitar e sheh zhvillimin e embrionit si një trup i huaj, prandaj e sulmon për përbërës inflamator dhe qeliza imune.
Ky inflamacion mund të ulë shanset që një femër të lindë djalë, duke qenë se fetuset meshkuj janë më të ndjeshëm.
Në Britani, lindin më shumë vajza sesa djem.
Faktorët e jashtëm të dëmshëm, si stresi, ndotja e ajrit apo duhanpirja ka çuar në uljen e numrit të meshkujve, duke qenë se embrionet meshkuj janë më të ndjeshëm.
Aspirina është një ilaç anti-inflaamtor, që përdoret për të lehtësuar dhimbjet, temperaturën dhe inflamacionin. Eksperimente të ndryshme kanë treguar se ajo rrit shanset e mbetjes shtatzënë tek gratë që i nënshtrohen trajtimit in-vitro.
Në studimin e fundit, të kryer nga Instituti Kombëtar “Eunice Kennedy Shriver”, në SHBA, u përfshinë më shumë se 1000 femra të cilat kishin dështuar të paktën njëherë në lindjen e fëmijës. Ata morën një dozë të ulët aspirinë ose një pilulë qetësuese jo e dëmshme para se kryenin marrëdhënie seksuale (të gjitha po planifikonin të mbeteshin shtatzënë).
30% e grave që pinë aspirinë lindën djalë, krahasuar me 23% të grave që morën pilulën qetësuese.
“Duhet të theksojmë se ky ndikim është vetëm tek gratë që kanë pësuar një dështim apo abort gjatë jetës së tyre, dhe nuk ka asnjë efekt tek gratë e tjera që kanë pasur lindje normale apo që nuk janë bërë akoma nëna”, shpjegon profesor Simon Fishel, presidenti i klinikave “CARE Fertility”./Gazeta Shneta/