Shkencëtarët zbulojnë tri lëvizjet që i japin gruas orgazmë

2017-02-27 në ora 11:53

Studimet kanë zbuluar se gratë heteroseksuale kanë më pak orgazma gjatë seksit sesa çdo kategori tjetër.

Sipas këtyre studimeve është dëshmuar se gratë lesbike arrijnë orgazme dukshëm më shumë – në një studim, 86% e grave lesbike raportuan se gjithmonë ose zakonisht arrijnë orgazme kur janë seksualisht intime krahasuar me 65% e grave heteroseksuale.

Por kjo dëshmon se orgazma femërore nuk është në fakt aq e pakuptueshme sa mendojnë njerëzit, dhe shkencëtarët tani kanë zbuluar “treshen e artë”, lëvizjet që rrisin shanset që gratë të arrijnë orgazmën, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit në Universitetin Chapman, Universitetin e Indianas dhe Institutin Kinsey në SHBA, studiuan më shumë se 50,000 amerikanë të gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të parë se sa shpesh arrijnë orgazme.

Sipas hulumtuesve, përfundimi i tyre është se ekziston një “treshe e artë” që ju ndihmon të arrini orgazme. Eh treshja e artë është kjo:

–         Stimulimi gjenital

–         Puthjet e thella

–         Seksi oral