Një vaksinë ka shëruar 97 përqind të rasteve të tumorit tek minjtë, derisa kjo vaksinë është aprovuar edhe për përdorim tek njerëzit.
Shkencëtarët kanë zbuluar një vaksinë në formë të injektimit për të luftuar sëmundjen e tmerrshme të kancerit. Kjo vaksinë e re kundër kancerit përmban 2 stimulues imunitar që aktivizojnë sistemin imunitar të qelizave T në mënyrë që të eliminojnë kancerin nga trupi.
Normalisht, kur kanceri zhvillohet më tej, qelizat T të trupit i shohin qelizat e kancerit si diçka jo normale.
Hulumtuesit besojnë se aplikimi lokal i sasive shumë të vogla të agjentëve mund të shërbejë si një terapi e shpejtë dhe relativisht e lirë e kancerit që nuk ka gjasa të shkaktojë efektet anësore negative të shpeshuara me stimulimin imunitar të trupit, transmeton Gazeta Shneta.
“Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin”, tha Ronald Levy, MD, profesor i onkologjisë. “Kjo qasje anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunë specifikë të tumorit dhe nuk kërkon aktivizim me shumicë të sistemit imunitar ose përshtatje të qelizave imune të një pacienti”.
“Vetëm tumori që ndan objektivat e proteinave të shfaqura nga vendi i trajtuar është prekur. Ne po sulmojmë objektiva specifike pa pasur nevojë të identifikojmë saktësisht se cilat proteina janë të njohura nga qelizat T’’, shpjegon Dr. Levy./Gazeta Shneta/