Shkencëtari i vitit 2014 hetohet për dëmtimin e buxhetit të shtetit me 2,2 milionë euro

2017-03-22 në ora 22:04

Ish-drejtori i Klinikës së Kardiologjisë pranë QKUK’së, Dr Gani Bajraktari, po hetohet për dëmtim të buxhetit të shtetit.

Për një vit kalendarik në klinikën që udhëhoqi Bajraktari u porositën mbi 1000 ‘pacemaker’, ndërsa shumë nga to përfunduan në shporta pasi iu skadoi afati, njofton RTK, transmeton Gazeta Shneta.

Vetë Dr Bajraktari nuk ka pranuar të flas për këtë çështje, ndërsa drejtori i QKUK’së, Curr Gjocaj, ka nisur hetime për dëmtim buxheti.

Ndryshe, Bajraktari në atë kohë ishte zgjedhur shkenctari i vitit nga Ministria e Arsimit.

Për më shumë, mund ta ndiqni storien më poshtë të përgatitur nga televizioni publik. /Gazeta Shneta/