Një vajzë e re nga Koreja e Jugut shkoi te dentisti për vizitë sepse kishte dhimbje dhëmbi, por më pas u shokua nga ajo që zbuloi.
Nga analizat e bëra, rezultoi se vajza ishte e sëmurë me kancer dhe në faqe kishte një tumor gjigand, i cili rritet dita-ditës. Jennie Yoo mendonte se kishte nevojë vetëm për një mbushje, por nga skaneri u zbulua se kishte kancer kockash në nofull.
Përveç dhimbjeve dhe vështirësive në përditshmërinë e saj, e reja duhet të përballet edhe me njerëzit në internet, të cilët e tallin dhe e akuzojnë se gënjen dhe e modifikon fytyrën me Photoshop.