Në Shqipëri numri i të prekurve me koronavirus Covid-19 ka arritur në 123.
Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 74 mostra të dyshimta nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 19 raste, shkruan Gazeta Shneta.
Tomini ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i cili ishte i shtrirë në Infektivë prej 13 ditësh dhe ishte në terapi intensive.
Ajo ka treguar numri total i të vdekurve nga koronavirusi është 5 raste, ndërsa 10 qytetarë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ në 2 teste por vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar edhe për 14 ditë. /Gazeta Shneta/