Në Shqipëri deri më tani janë testuar 298 raste të testuara për koronavirus dhe deri më tani prej tyre kanë rezultuar 23 pozitiv.
Kështu ka njoftuar zv.ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Mira Rakacolli. Ajo ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë, shkruan Gazeta Shneta.
Në Tiranë janë 16 raste, në Durrës janë tre raste ku një prej tyre ndërroi jetë, në Lushnjë një rast, në Elbasan dy dhe një në Rogozhinë. Të gjitha rastet kanë pasur kontakte me Italinë. /Gazeta Shneta/
Qeveria shqiptare radikalizon masat, Tirana dhe Durrësi mbyllen në vikend