Ndërsa pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet, shumë njerëz po e gjejnë vetën në karantinë në mënyrë që të praktikojnë më efektivisht “distancimin shoqëror”.
Nëse ju dhe parneri juaj keni gjetur vetën në shtëpi këtë javë pune, të mbërthyer brenda me fëmijët që janë gjithashtu të karantinuar dhe të mërzitur do të jetë një javë e gjatë, transmeton Gazeta Shneta.
Shikoni balenat e belugës në Akuariumin e Xhorxhisë
Është e vendosur një kamerë në internet tek Akuariumi në Xheorxhi, mund të lidheni perms internetit dhe t’i shikoni ato.
Lexoni së bashku me fëmijët tuaj
Ndërsa fëmijët tuaj lexojnë, qëndroni afër tyre dhe lexoni librat së bashku me ta.
Gatuani së bashku
Ëmbëlsira, pica, keksa. Gatimi është një mësim i shkëlqyeshëm që gjithmonë do të iu ndihmojë atyre.
Shikoni kopshtin zoologjik Cincinnati
Kopshti Zoologjik i Cincinnati transmetohet drejtpërdrjet në faqen e tyre në Facebook çdo ditë në orën 3 pasdite.
Trajnoni qenin
Nëse qeni juaj nuk di se si të ulet ose të qëndrojë është kohë e mirë për ta bërë këtë. Nëse ai është i gatshëm të lëvizë në truket më komplekse, provoni të përqendroheni në stërvitje një orë në ditë.
Shkruani një letër
Shkruani një letër personit që më së shumti e doni dhe në momentin e parë që liroheni dërgojeni atë letër.
Telefononi anëtarët e familjes
Telefonimi i anëtarëve të familjes që nuk i ke në shtëpi është një mënyrë kuptimplote për t’u lidhur me familjen dhe miqtë ndërsa praktikoni “distancimin shoqëror”.
Planifikoni një udhëtim
Rikujtoni herën e fundit kur ju keni udhëtuar. Ky është një ushtrim i mrekullueshëm për të rriturit dhe fëmijët. Planifikoni një udhëtim të ri posa të mund të udhëtoni.
Bëni një pastrim ose organizim të pranverës
Ne e dimë që pastrimi nuk është saktësisht “argëtim”, por me të gjithë larg shkollës dhe larg punës, shtëpia është e detyruar të jetë më e çrregulltë. Gjeni disa minuta dhe organizoni gjërat në shtëpi,
Mësoni fëmijët të luajnë shah
Fëmijët mund të përfitojnë nga mësimi i strategjive të shahut.
Praktikoni prerjen me gërshërë
Një tjetër ushtrim i mirë i terapisë profesionale për të vegjlit është praktikimi i gërshërëve. Nëse keni gërshërë në shtëpi, shikoni dhe ndihmojini fëmijët të mësojnë se si të presin me to. Ata madje mund të praktikojnë duke provuar ose duke bërë ikona të ndryshme që atyre iu pëlqejnë pastaj t’i ngjyrosin ato. /GazetaShneta/