Shoferi B.M. nga Topanica e Kamenicës ka folur në një bisedë telefonike me gazetarët e Insajderit. Ai ka treguar se më datën 13 mars kishte shkuar në Gjermani ku i kishte dërguar 37 udhëtarë me autobus.
Ndërkaq gjashtë ditë më vonë ishte kthyer në Kosovë ku poashtu kishte sjellë 40 udhëtarë të tjerë. “Nuk e di. Rreth 37 udhëtarë i kam pasur për Gjermani, pastaj 40 të tjerë në linjën kthyese. Me të 13 mars kam shkuar për Gjermani dhe jam kthyer më 19 mars”, shprehet ai.
B.M. thotë se vetëm një herë ka dal nga shtëpia për të shkuar në qendrën e mjekësisë familjare në Kamenicë, ndërsa ka treguar se shokët e tij kanë shkuar për ta vizituar në shtëpi.
Ndërkaq nga kontakti me të janë konfirmuar 11 banorë të tjerë të infektuar me koronavirus Covid-19.